Flash News

KRYESORE

Suada Sherifi për kohën kur ishte ‘Miss’: Dikush duhet të më mësonte çfarë ishin getat

Ish-mis Shqipëria, Suada Sherifi  ka ndarë me publikun disa fotografi të së shkuarës duke u ndjerë nostalgjike për shumë momente të atyre viteve.

Në postimin e saj në ‘Instastory’, në njërën prej fotove të publikuara e cila i përket vitit 2004,  Suada ka shkruar: “Mua dikush duhet të më mësonte çfarë ishin getat në dimër”.

Ajo që bie në sy kur shikon fotot e vjetra të Suadës, është fakti që ajo nuk ka ndryshuar shumë dhe vazhdon të jetë e bukur si atëherë.

Suada Sherifi aktualisht i është përkushtuar profesionit të saj si juriste.

Të fundit