Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Suarez i bën vend rivalit: E di moshën time, shpresoj të vijë!
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka mirëpritur në skuadër lojtarin që mund t'i zërë vendin Lautaro Martinezin. Ai mendon se lojtari është i jashtëzakonshëm dhe Barca ka nevojë për një futbollist si ai.
"Lautaro ka cilësi të mëdha, i ka treguar vlerat e tij me Interin dhe Argjentinën. Ndodhet vetëm në vitin e dytë në Itali dhe po realizon gjëra të jashtëzakonshme. Ardhja te Barcelona? Vendimet nuk i marrim ne lojtarët, por ka dy vite që përsëris të njëjtë gjë.
"Do të ishte bukur të vinte një sulmues i ri për t’u përshtatur dhe për të qenë gati kur të largohem unë. Të blesh lojtarë të rinj është pozitive, sepse skuadra bëhet më kompetitive. Jam i vetëdijshëm për moshën time, konkurrenca sjell vetëm gjëra pozitive për Barcelonën“, tha Suarez.