Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Subvencionet për fermerët, sektorët dhe shuma që do të përfitojnë
Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar kriteret dhe sektorët që do të mbështeten financiarisht nga qeveria.
Në vendim janë listuar sektorët që do të përfitojnë ndihmë financiare nga buxheti i shtetit por edhe shuma që ata do të marrin.
Vendimi i qeverisë
- a) Mbjellje të reja të drufrutorëve dhe bimëve mjekësore dhe aromatike:
- Mbjellje e mollës me kultivarë të kërkuar nga tregu, në vlerën 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha për pemëtoret intensive dhe në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha për pemëtoret me teknologji të përmirësuara;
- Mbjellje e qershisë me kultivarë të kërkuar nga tregu, në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha;
iii. Mbjellje arrash me kultivarë të kërkuar nga tregu, në vlerën 300 000 (treqind mijë) lekë/ha për mbjelljet me fidanë të shartuar;
- Mbjellje e lajthisë dhe shegës me kultivarë të kërkuar nga tregu, në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha;
- Mbjellje gështenje, në vlerën 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha;
- Mbjellje e ullinjve me fidanë autoktonë, në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format intensive të kultivimit, dhe në vlerën 180 000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) lekë/ha, për format tradicionale;
vii. Plotësimi i numrit të bimëve në ullishtet e vjetra/të degraduara, në vlerën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë/ha;
viii. Mbjellje e agrumeve me kultivarë të kërkuar nga tregu, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha;
- Mbjellje vreshti, me kultivarë për rrush tavoline, në vlerën 300 000 (treqind mijë) lekë/ha, dhe vreshta me kultivarë autoktonë për përpunim, në vlerën 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha;
- Mbjellje luleshtrydhesh në serra dhe/ose tunele, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha;
- Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike, të kultivuara, si: timus, rigon, helichrysum italicum, trumza, çaj mali, rozmarinë, xhinxher dhe shafran, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha.
Sipërfaqja e mbjellë me kulturat e përcaktuara në nënndarjet “i-xi”, të kësaj shkronje, të jetë jo më e madhe se 20 ha, sipas kategorive të mëposhtme:
- Për fermerët individualë, jo më pak se 0.5 ha në një bllok të vetëm dhe jo më pak se 0.3 ha, kur i bashkëngjitet blloqeve ekzistuese;
- Për grup-fermerësh, jo më pak se 1 ha në një bllok të vetëm;
- Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (në vijim SHBB), jo më pak se 5 ha, ndërsa madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.3 ha, kur nuk është në bllok.
Masa e financimit për sipërfaqe të mbjellë të jetë:
- deri në 5 ha, me 100% të vlerës për hektar;
- mbi 5.0 - 10 ha (5 hektarët e dytë), të rritet me 25% të vlerës për hektar;
- mbi 10.0 ha deri në 20 ha, të rritet me 50% të vlerës për hektar.
Për fermerët me moshë nga 22 deri në 35 vjeç, masa e financimit të rritet me 25%. Aplikuesi, në çdo rast, duhet të ketë tokën në pronësi private dhe/ose të marrë me qira nga subjekte të tjera që e kanë tokën në pronësi private.
- b) Ndërtim i serrave diellore për kultivimin e domates, kastravecit dhe specit, me sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha.
Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të investimit të përfunduar, por jo më shumë se:
- 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/dynym, për serra me lartësi anësore jo më të vogël se 4 m, përfshirë dhe ujitjen me pika;
- 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë për dynym, për serra me lartësi anësore jo më të vogël se 2.8 m, përfshirë dhe ujitjen me pika.
Masa e financimit për sipërfaqe të jetë:
- nga 0.20 - 0.50 ha me 100% të vlerës për hektar;
- mbi 0.51-1 ha të rritet me 25% të vlerës për hektar.
- c) Përmirësim i teknologjive të kultivimit dhe inovacione:
Masa e financimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore për:
- përmirësimin e teknikave të ujitjes nëpërmjet instalimit të ujitjes me pika në ullishte, vreshta, pemëtore, agrume, arrore dhe shegë (vetëm për format intensive të kultivimit të tyre), jo më shumë se 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.5 ha dhe jo më shumë se 5 ha;
- instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë (pelet) në serrat me ngrohje, jo më shumë se 280 000 (dyqind e tetëdhjetë mijë) lekë për dynym. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha;
iii. zëvendësimin e plastmasës termike për serrat diellore ekzistuese, sipas specifikimeve të nënpikës 2.1, shkronja “b”, jo më shumë se 750 000 (shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha;
- prodhimin e bostanoreve në tunele (mulçerimin dhe mbulimin me plastmasë termikë), jo më shumë se 100 000 (njëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.5 ha dhe jo më shumë se 5 ha;
- rrjetat për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese të kulturës së mollës dhe qershisë, jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 ha dhe jo më shumë se 5 ha;
- polenizimin e kulturave perimore në serra me bletë polenizuese, jo mjaltëdhënëse, jo më shumë se 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë/ha, për sipërfaqe jo më shumë se 5 ha;
vii. projektet për sistemet e automatizimit të kontrollit në serra, për efiçencën e energjisë dhe/ose për instalimin e sensorëve të kontrollit të klimës në serra, jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë/ha.
ç) Rritje dhe përmirësim i kapaciteteve të grumbullimit, ruajtjes, pastrimit, seleksionimit, paketimit dhe përpunimit të prodhimit bujqësor dhe peshkimit:
Masa e financimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të investimit të përfunduar për:
- ambiente grumbullimi dhe ruajtëse frigoriferike për fruta, perime dhe prodhime peshkore (përfshirë dhe akuakulturën), jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për një subjekt;
- ambiente grumbullimi për fruta dhe perime, jo më shumë se 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për një subjekt;
iii. linja përpunimi/makineri, pajisje për fruta – perime, vaj ulliri dhe verë, jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për një subjekt;
- linja seleksionimi, paketimi, pastrimi, përfshirë dhe ambalazhe për fruta, perime dhe bimë mjekësore e aromatike, jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për një subjekt;
- linja për filetimin, tharjen, tymosjen e produkteve peshkore nga liqenet, jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë) lekë nga organizatat e menaxhimit të peshkimit.
- d) Certifikim dhe mbrojtje e prodhimeve/produkteve bujqësore për:
- implementimin dhe certifikimin Global GAP, në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore, jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, për secilin nga produktet e përfshira në nënpikën 2.1, si dhe për lakrën, lulelakrën dhe brokolin për sipërfaqe të mbjellë, por jo më pak se 1 ha;
- standardet IFS (Standardi Ndërkombëtar i Ushqimit), BRC (Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë) dhe/ose FS (Miqtë e Detit) në stabilimentet e përpunimit të prodhimeve peshkore, në masën 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 325 000 (treqind e njëzet e pesë mijë) lekë për standard për produkt;
iii. fermat organike, për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë, për fermë të certifikuar;
- implementimin dhe certifikimin për standardin ISO 22000:2005, për operatorët e biznesit ushqimor, në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë se 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë;
- primin vjetor të siguracionit të prodhimeve bujqësore, në masën 50% të vlerës, por primi të mos kalojë vlerën 4% të totalit të aseteve të siguruara.
2.2. Për përmirësimin e zinxhirit të sigurisë ushqimore të produkteve blegtorale:
- a) Për krerë të lindur të matrikulluar, për fermat me mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 500 (pesëqind) lekë/krerë dhe për fermat me mbi 10 krerë lopë, në vlerën 2 000 (dy mijë) lekë/krerë;
- b) Për enë të certifikuara për transportin e qumështit nga ferma në pikat e grumbullimit e të përpunimit, deri në 70% të vlerës për njësi, por jo më shumë se 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë/njësi.
Për masat e përcaktuara në shkronjat nga “c” në “e” të kësaj nënpike, mbështetja të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore për:
- ndërtimin e thertoreve, ambienteve të përpunimit të produkteve blegtorale dhe pajisjeve të nevojshme në to, jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë, dhe për rikonstruksion/pajisje në thertoret ekzistuese për plotësimin e standardeve të legjislacionit në fuqi, jo më shumë se 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë;
- ndërtimin e pikave të reja të grumbullimit të qumështit dhe pajisjeve të nevojshme në to, jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë) lekë;
iii. ndërtimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve, stabilimenteve për rritjen e shpendëve, si dhe makineri e pajisje për mekanizimin e modernizimin e proceseve të punës në fermat blegtorale me jo më pak se 10 lopë, jo më pak se 100 të imëta, jo më pak se 10 dosa dhe me kapacitet jo më pak se 10 000 shpendë, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë;
- sistemet ftohëse të qumështit për pikat e grumbullimit dhe/ose përpunimit, jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë;
- përmirësimin e infrastrukturës së tregjeve të kafshëve, jo më shumë se 4 000 000 (katër milionë) lekë për treg;
- mbështetjen për dorëzimin e qumështit, lëndë e parë, që plotëson standardet në fuqi, në vlerën 10 (dhjetë) lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat me mbi 15 krerë lopë, kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe raportanalizës laboratorike përkatëse.
2.3. Për mbarështimin e bletarisë, mbështetje me 1 000 (një mijë) lekë për koshere, për ferma me jo më pak se 100 koshere bletë, dhe masa e financimit të jetë jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.
2.4. Për përmirësimin e menaxhimit të peshkimit:
- a) Mbështetje e pronarëve të anijeve të peshkimit dhe/ose organizatave të menaxhimit të peshkimit deri në 85 000 (tetëdhjetë e pesë mijë) lekë për njësi, sipas faturës tatimore, për sistemet e monitorimit të anijes për pajisjet MTU (Njësi Transmetuese të Sinjalit), të instaluara në bordin e anijeve të peshkimit, për identifikimin dhe lokalizimin e anijeve nëpërmjet satelitit;
b)Mbështetje deri në 70% të vlerës, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për instalimin e bankinave lundruese, nga organizatat e menaxhimit të peshkimit.
2.5. Për nxitjen e formalizimit dhe kooperimit të prodhuesve:
- a) Mbështetje për pikat e grumbullimit dhe fermerët për vlerën e fidanëve të domates, specit, kastravecit dhe bostanoreve të shitur ndaj fermerëve, deri në 50% të vlerës së faturës tatimore, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) lekë për fidan. Pika e grumbullimit i paguan fermerit jo më pak se 50% të vlerës së subvencionuar të fidanit.
Pagesa për 50% të vlerës së fidanit, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) lekë ndaj grumbulluesit të kryhet kundrejt faturës tatimore dhe kontratës noteriale të lidhur me fermerët. Pagesa të kryhet kur grumbulluesi autofaturon fermerin për prodhimin e blerë dhe konfirmon pagesën ndaj fermerit.
- b) Mbështetje, në vlerën 20 (njëzet) lekë/kg për açuge dhe sardele të peshkuara, ndaj anijeve të peshkimit. Pagesa të kryhet kundrejt sasive të tregtuara në stabilimentet shqiptare të përpunimit të këtyre produkteve, të vërtetuara me fatura tatimore, përfshirë vlerën e TVSH-së.
Në rastin kur anijet janë në pronësi ose të marra me qira nga stabilimentet e përpunimit të peshkut, pagesa të kryhet kundrejt sasive të verifikuara me certifikatë zënieje dhe faturave të shitjes së produkteve të zëna.
2.6. Për fermerët/subjektet që kultivojnë jo më pak se 5 ha tokë bujqësore, në pronësi private ose të marrë me qira nga fermerë të tjerë që e kanë tokën në pronësi private, mbështetja për grurin dhe elbin në vlerën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë/ha, ndërsa për thekrën, tërshërën dhe koçkullën në vlerën 20 000 (njëzet mijë) lekë/ha.
2.7. Për diversifikimin e aktivitetit ekonomik në zonat rurale:
- a) Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë;
- b) Mbështetje për investime në agroturizëm kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë;
- c) Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve të prodhimit të produkteve tradicionale të zonës, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë;
ç) Mbështetje për makineri dhe pajisje për prodhimin e produkteve tradicionale të zonës deri në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë;
- d) Mbështetje për marketingun (përfshirë linjat e ambalazhimit/paketimit) e produkteve tradicionale të zonës, në 70% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë;
- dh) Mbështetje për çdo sipërmarrje të re (start-up) nga individë të moshës nga 22 deri në 35 vjeç, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
Përfitues për masat e përcaktuara në shkronjat “a” deri “dh”, të kësaj nënpike, përveç sa përcaktohet në pikën 3, të këtij vendimi, mund të jenë edhe organizatat jofitimprurëse, të cilat operojnë ose zhvillojnë aktivitetin e tyre në një ose më shumë fshatra, pjesë të programit të 100 fshatrave, sipas Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor, 2014-2020.
Për masën e përcaktuar në shkronjën “b”, të kësaj nënpike, investimet në agroturizëm do të konsiderohen edhe jashtë 100 fshatrave të përcaktuar sipas Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural (Programi i 100 fshatrave).
- e) Mbështetje për përmirësimin e kushteve në stane për bagëtitë e imëta (rikonstruksion dhe pajisje me panele fotovoltaike), në 80% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 200 000 (dyqind mijë) lekë;
ë) Mbështetje për ngritjen e inkubatorëve të prodhimit të produkteve tradicionale të zonës, në 70% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, kundrejt planit të biznesit;
- f) Mbështetje në rrjetin e subjekteve të shitjes me pakicë të produkteve ushqimore të prodhuara në vend, kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 2 000 000 (dy milionë) lekë.
Përfitues të masës së përcaktuar në shkronjën “ë” të kësaj pike mund të jenë edhe organizata jofitimprurëse.
- Përfitues për masat e mbështetjes dhe masa e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural të jenë fermerë, personat fizikë, personat juridikë dhe SHBB-të.
- Kriteret, procedurat dhe mënyra e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
- Nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2018 të përdoret shuma prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh, nga të cilat:
- 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, për bashkëfinancimin e projekteve IPA. Përdorimi i këtyre fondeve do të realizohet sipas marrëveshjes përkatëse të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkimit Evropian;
- 5 000 000 (pesë milionë) lekë detyrime, për pagesat e normës së interesave bankare për kontratat e lidhura.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38