Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tirana Times*
Kur e Premtja e Zezë ishte pothuajse pas nesh, shqiptarët u përballën me një 'Sude' nacionaliste me përfitime pabesueshëm të ulta këtë të hënë, me rastin e takimit të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në qytetin e Pejës. Këto takime, shpesh, priten e përcillen me fanfarë dhe dekor luksoz, që kombinon flamurin shqiptar 'kuq e zi' me yjet e verdhë europianë. Këtë herë, edhe retorika edhe veprimet ishin në një shkallë krejt tjetër kur është fjala për sjelljet politike nacionaliste.
Kryeministri Rama shpërndau një arsenal të mirë-kuruar rrengjesh dhe goditjesh nacionaliste. Ai shprehu zhgënjim të thellë me Bashkimin Europian dhe shtetet anëtare, si për mosavancimin e perspektivës së Shqipërisë nëpërmjet hapjes së negociatave, ashtu dhe për lënien e Kosovës të izoluar nën regjim vizash. Përveç kësaj, ai bëri thirrje për një strategji për të realizuar unifikimin kombëtar, dhe madje dha një datë konkrete: 2025. Ironikisht, e njëjta datë i është dhënë Serbisë dhe Malit të Zi si e pranueshme për integrimin nga Komisioni i BE-së.
Nacionalizmi është përfundimisht streha më e lehtë. Është e lirë, është shumë e ngjashme me kashtën. Këto cilësi e bëjnë atë delikat dhe të lehtë për t'u shpërbërë. Është i tejdukshëm në atë se, në qoftë se dikush me të vërtetë dëshiron që të shohë se çfarë ka brenda dhe cilat janë motivet e vërteta të përdorimit. Së dyti, kjo kasolle kashte nuk mban shumë peshë. Ballafaqimi me realitetin është gjithmonë i fortë dhe rrënues. Me të vërtetë ballafaqimi i këtij spektakli nacionalist me mungesën e përmbajtjes së vërtetë në bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe social midis dy vendeve e ka nxjerrë zbuluar këtë maskë gjithmonë. Por ajo mund të ndërtohet sërish në fare pak kohë.
Rama nuk u mbajt në komentet e guximshme dhe madje nënçmuese për bashkësinë ndërkombëtare dhe sjelljen e saj ndaj Kosovës, duke mbështetur njëkohësisht tarifat që Kosova ka vendosur ndaj tregtisë me Serbinë. Përveç deklaratave pati edhe shumë fotografi të bukura: ata që nënshkruan flamurin dhe imazhi ikonik i kabinetit të ministrave duke e bërë shenjën e shqiponjës me duar. Rama ishte në ballë të të gjitha këtyre. Për të qenë të ndershëm, kosovarët dukeshin të habitur dhe të hutuar, duke ndjekur lëvizjet e kryeministrit shqiptar me vështirësi të dukshme.
Edi Rama në fakt e ka përsosur artin e përdorimit të shfrimeve të papritura nacionaliste, pavarësisht se nuk shkon me profilin e tij të mirëgdhendur të artistit kozmopolit, që mban 'snickers' nëpër samite. Jo se ky është një art unik që ia vlen të shkëlqesh. Udhëheqësit politikë në të gjithë botën e përdorin atë me frekuencë alarmuese në momente krizash. Konfrontimi i këtyre dy stileve të dallueshme brenda një figure të vetme politike sjell disa shfaqje interesante, dhe shpesh edhe qesharake, siç është ajo e Kryeministrit që shfaqet në ceremoninë solemne të flamurit në Ditën Kombëtare të Pavarësisë, veshur me kilotat e tij ta dashura dhe çizmet e shiut. Çfarë përpjekjeje për të kremtuar seriozitetin e datës më të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare!
Shpjegimet se nga çfarë po përpiqet qeveria të tërheqë vëmendjen variojnë. Situata e brendshme me protestën e Unazës, që vazhdon në Tiranë, dhe bojkoti parlamentar i opozitës është një gjë. Një rezultat i mundshëm negativ në lidhje me hapjen e negociatave vitin e ardhshëm, është një tjetër. Dhe këto janë vetëm çështje afatshkurtra. Në terma afatgjatë problemet sistemike bëjnë hije të madhe: migrimi masiv dhe ikja e frikshme e trurit për shkak të rënies ekonomike dhe korrupsionit të përhapur. Kjo është pak si shumë për t'u përpjekur ta fshehësh me një kasolle kashte.
Jo se disa nga këto zhgënjime, madje edhe zemërimi, janë krejtësisht të pajustifikuara. Ka fasha të padyshimta të së vërtetës në ato që Kryeministri artikuloi në takim. Procesi i integrimit po ngjan gjithnjë e më shumë me një objektiv jorealist me dinamikën e brendshme të BE-së. Dhe izolimi i imponuar ndaj Kosovës, i lënë si një ishull i vogël i izoluar rreth vendeve pa regjim vizash, është absurd. BE duhet të ketë mësuar deri tani nga përvoja e vendeve të tjera në këtë rajon që vizat pengojnë vetëm djemtë e mirë: studentët, familjet, folësit nëpër konferenca. Djemtë e këqij gjithmonë, po gjithmonë, do të kalojnë.
Megjithatë, koha, stili, proklamimet dhe gjestet e Ramës i përziejnë këto të vërteta me shumë baltë propagandistike kaotike. Me pak fjalë dhe brenda një dite të vetme, ai pothuajse e fshiu progresin e arritur në bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Serbisë, duke ofruar ushqim të mjaftueshëm për zhurmën e zakonshme në lidhje me rrezikun e ashtuquajtur "Shqipëria e Madhe", si dhe provokoi zyrtarët europianë që e kanë mbështetur deri tani.
Ndërtimi i një ekonomie tregu solide dhe funksionale, me një tregti vitale midis dy vendeve, është forma e bashkëpunimit, e mirë për qytetarët e të dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo pastaj mund të plotësohet me partneritet të organizuar dhe agjenda të unifikuara kulturore dhe arsimore. Ekonomia dhe kultura kanë nevojë për shtete funksionale, sundimin e ligjit, konkurrencën e ndershme dhe inkurajimin e duhur nëpërmjet financimit prioritar. Në një klimë të tillë ata mund të lulëzojnë dhe të bëhen kështjella të vërteta të unitetit. Gjithë llafet e tjera nuk janë gjë tjetër veçse strehë të lira dhe të lehta për t'u ikur problemeve të ditës.
*Titulli është i Politiko.al. Titulli i Tirana Times: Nacionalizmi, një strehë e lehtë dhe e lirë prej kashte. Përkthyer nga anglishtja me leje të TT që zotëron të drejtat e autorit.