Flash News

KRYESORE

Suedia vë në rrezik kualifikimin e Italisë në botëror

Suedia vë në rrezik kualifikimin e Italisë në botëror

Suedia dhe Italia zhvilluan ndeshjen e parë të “play-off”-it të Botërorit “Rusi 2018”.

Italia nuk ka mundur ta thyejë "mallkimin" suedez.

Skandinavët u konfirmuan si "macja e zezë" për "axurrët".

Sfida e mbrëmjes së sotme në Stokholm u mbyll me fitoren 1-0 të ekipit të Ibrahimovic, i cili e ndoqi 90 minutëshin nga tribuna. Golin e vetëm të takimit e shënoi Jakob Johansson në minutën e 61-të, por që në fakt qe një autogol i de Rossit, ë e devijoi topin duke e nxjerrë Buffonin blof.

Ndeshja e kthimit do të luhet të hënën në “San Siro”, e cila do të përcaktojë ekipin që do të shkojë në “Rusi 2018”.   

Të fundit