All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Suel Çela i pafajshëm, reagon PD: Provë se me Ramën në qeveri, drejtësia nuk është e lirë

Suel Çela i pafajshëm, reagon PD: Provë se me Ramën
All - Paragraf - 1

Suel Çela është shpallur i pafajshëm për sulmin ndaj policisë tek Tregu i Elbasanit në vitin 2017.

All - Paragraf - 3

Gjykata tha se provat e sjella nga prokuroria nuk vërtetojnë se Çela ka qënë aty kur është sulmuar policia.

Partia Demokratike ka reaguar mbi vendimin.

Duke akuzuar qeverinë, PD thekson se lirimi i tij nga burgu u dha shqiptarëve mesazhin se kriminelët e pushtetit janë të paprekshëm.

Duke e quajtur ‘shërbëtor të Edi Ramës’ PD thekson se vendi ka nevojë për ndarjen e politikës nga krimi.

“Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi.

Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit.

Vendi ka nevojë jetike për ndarjen e politikës nga krimi, ka nevojë për zgjedhje të lira, të pandikuara nga kriminelët, si dhe për një qeveri të re, që e ka fatin të lidhur me qytetarët dhe jo me kriminelët”-thekson PD.

Të fundit