Flash News

KRYESORE

“Suksese Pandi, por je i dështuar në atë ministri, refuzoje me kulturë”

“Suksese Pandi, por je i dështuar në atë ministri, refuzoje

Historiani Arben Llalla, njëkohësisht aktivist i PDIU-së, ka reaguar për emërimin e Pandeli Majkos në krye të Ministrisë së Diasporës. Llalla është i bindur se Majko do të dështojë në atë ministri, kjo sepse sipas tij, deputeti i PS-së ka defekte në formimin e njeriut atdhedashës.

Llalla shprehet se Majko ka lidhje shpirtërore me Greqinë, ndërsa gjatë karrierës së tij politike më shumë ka bërë për familjen e tij sesa për kombin shqiptar. Ai kërkon nga ish-kryeministri që ta refuzojë me kulturë postin e ri.

Reagimi i Arben Llallës:

Pandeli Majko do të dështojë si ministër i shtetit. Ai ka disa difekte në formimin e njeriut atdhedashës sepse herë pas herë mediet na e kanë paraqitur si bullgarë, më tej si sllavo-maqedonas dhe së fundi me origjinë gjermane. Pa folur për disa pika të dobëta ose lidhje shpirtërore që ka për Greqinë dhe grekët. Tek drejtuesit e një shtetit Ballkanit janë me rëndësi origjina dhe edukata kombëtare që ka Kryeministri, Ministri, etj., sepse popujtë e Ballkanit ende mendojnë se si ta hanë njeri-tjetrin, pra ta nënshtrojnë.Megjithatë mendimi im për Majkon është se ai është një shqiptar i mirë që më shumë ka bërë për vetveten dhe familjen e tij sesa për kombin shqiptar. Suksese Pandi, por je i dështuar në këtë ministri prandaj refuzoje me kulturë.

Emërimi i Pandeli Majkos si ministër i Diasporës, shqiptarët e Greqisë reagojnë të parët

Të fundit