Flash News

KRYESORE

Suksesi/ Babë e bijë, shqiptarët e parë që ngjisin 7 majat më të larta në 7 kontinentet e botës

Dy alpinistë shqiptarë ia kanë dalë që të realizojnë një sipërmarrje të madhe, duke u ngjitur në të 7 majat më të larta në shtatë kontinentet e botës.

Mrika Nikçi, 17 vjeçarja nga Peja, sot në orën 9:45 (koha lokale), së bashku me partnerin e saj të ngjitjes, babanë e saj Arianit Nikçi, mbërritën në majën e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 Majat më të larta të shtatë kontinenteve të botës.

Mrika ka hyrë në histori, sepse bëhet femra më e re e planetit, që pa mbushur 18 vjeç të kalojë misionin e ngjitjes së 7 Majave. Ndërkohë, ata bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë që kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje të jashtëzakonshme në alpinizëm.

Aktualisht, ata ndodhen në Kampin Bazë, dhe mbesim me shpresën dhe dëshirën e madhe që moti t’ua lejojë kthimin sa më të shpejtë deri në Papua, prej nga do kemi kontaktin me ta me detaje dhe foto nga maja.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përshëndeti suskesine arritur nga dy alpinistët ditën e sotme.

" Krenarë dhe mirënjohës për Mrikën dhe Arianitin, të cilët ngritën flamurin kombëtar në 7 majat më të larta të shtatë kontinenteve!", shkroi ai.

Të fundit