Flash News

KRYESORE

Suksesi s’ka të ndalur për të, Dua Lipa do të këndojë kolonën zanore të filmit “James Bond”

Suksesi s’ka të ndalur për të, Dua Lipa do të

Tashmë jemi mësuar me sukseset e njëpasnjëshme të këgëtares shqiptare Dua Lipa, e cila gjithnjë e më shumë po “pushton” botën e muzikës moderne me zërin e saj.

Së fundmi, është bërë zyrtare se këngëtarja do të këndojë kolonën zanore të filmit “James Bond”, dhe këtë gjë e ka pranuar edhe vetë regjisori i filmit, Danny Boyle.

“Dua ishte pretendentja jonë kryesore që në fillim të projektit të radhës së ‘Agjentit 007’, për të cilin deri më tani kemi punuar në titullin “Bond 25”, dedikuar prodhimit të 25-të, ndër vite të agjentit James Bond. Skenari është drejt fundit dhe Richard Curtis ka bërë një punë të mrekullueshme mbi të”, ka thënë ai.

Kujtojmë se kastit të këngëtarëve me famë botërore që kanë kënduar kolonën zanore të këtij filmi, duke filluar me Louis Armstrong, Paul Mçartney, Tom Jones, Nancy Sinatra, Adele, Madonna, Duran Duran, Tina Turner Alicia Keys dhe Sam Smith, i shtohet edhe Dua Lipa.

Të fundit