All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sulm me armë në një kampusin universitar në SHBA

Sulm me armë në një kampusin universitar në SHBA
All - Paragraf - 1

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi me armë pasditen e sotme në një kampus universitar në Irving, Teksas të SHBA.

All - Paragraf - 3

Ngjarja ndodhi në Universitetin ‘North Lake College’, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie.Sipas raportimeve, besohet se një person ka qëlluar me armë zjarri, kurse studentët janë këshilluar të mbyllen në dhoma dhe të mos lëvizin deri në një njoftim të dytë.

Sipas mediave amerikane, autori i dyshuar qëlloi për vdekje një person ende të paidentifikuar dhe më pas vrau edhe veten.

Policia thotë se kemi të bëjmë me vrasje dhe vetëvrasje, megjithatë vazhdojnë kontrollet në kampusin universitar për t’u siguruar që nuk ka asnjë rrezik tjetër. Tre të shtëna me armë u dëgjuan, konfirmon policia.  

Kampusi u mbyll ndërsa studentët u udhëzuan të qëndronin në dhoma deri në një njoftim të dytë.

Të fundit