All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sulm me armë në një kishë në Teksas, raportohet për disa viktima

Sulm me armë në një kishë në Teksas, raportohet
All - Paragraf - 1

Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e sotme në një kishë në Teksas.  Ngjarja ka ndodhur në momentin e mbajtjes së meshës.

All - Paragraf - 3

Ngjarja ka ndodhur në Kishën Parë Beptise të Sutherland Springs ku sipas raportimeve lokale një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj 50 vetave që ndodheshin në kishë.

Sipas disa dëshmitarëve një prej të qëlluarve ishte dhe një 2 vjeçar dhe se rreth 6 helikopterë kanë ardhur në ndihmë të personave të prekur nga sulmi.

Numri i viktimave ka shkuar në disa, por ende nuk ka një konfirmim të saktë. Gjithashtu ajo që mbetet e paqartë është nëse ky kishte lidhje me terroristë apo ishte një akt individual. Identiteti i autorit ende nuk bëhet i ditur.

 

Të fundit