Flash News

KRYESORE

Sulm me armë në një resort turistik, 36 të vdekur

Sulm me armë në një resort turistik, 36 të vdekur

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë në një resort turistik në Manila, kryeqytetin e Filipineve.

Sipas BBC shumica e të vdekurve u asfiksuan nga tymi toksik. Personi i armatosur, identiteti i të cilit nuk është ende i ditur, filloi të shtënat në kazinonë e resorit “World Manila” në orët e para të mëngjesit të së premtes. Policia tha se më vonë atentatori vrau veten.

Filipinet janë tronditur së fundi nga incidente terroriste, veçanërisht në ishullin jugor të Mindanaos, në qytetin Marawi të të cilit, forcat qeveritare luftojnë ndaj militantëve të lidhur me Shtetin Islamik për kontrollin e qytetit.

Të fundit