Flash News

KRYESORE

Sulm me armë në parlamentin iranian, të paktën 2 të vdekur

Sulm me armë në parlamentin iranian, të paktën 2 të

Të paktën dy persona janë vrarë pas sulmeve të kryera sot në Teheran në Parlament dhe në mausoleun e imamit Khomeiny, themeluesi i Republikës islamike të Iranit, njoftuan agjencitë e lajmeve Fars dhe Isna.

Është hera e parë që sulme të njokohëshme në vende të tilla shumë të rëndësishme ndodhin në Teheran.

Në mausoleun e themeluesit të Republikës islamike të imamit Khomeiny në jug të teheranit, një person i armatosur ka hapur zjarr para se të shpërthente rripin me eksploziv”, theksoi shefi i marrëdhënieve publike të qendrës, Ali Khalili, për agjencinë e lajmeve IRNA.

Në mjediset e Parlamenti, persona të armatosur kanë hapur zjarr duke shkaktuar tre të plagosur. Forcat e sigurisë kanë çaktivizuar dhe një bombë tjetër.

Mausoleu dhe Parlamenti janë në një distancë prej 20 kilometrash.

 

Të fundit