Flash News

KRYESORE

Sulm me armë në paradën ushtarake në Iran, raportohet për disa viktima

Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit. Sulmi ndodhi gjatë kohës kur po zhvillohej parada ushtarake në kuadër të javës “Mbrojtja e Shenjtë”, që përkujton kohën kur në vitin 1980, Sadam Hysein i Irakut i shpalli luftë Iranit. Mediat vendase raportojnë se atentatorët ishin veshur me uniforma ushtarake dhe kanë nisur sulmin 30 minuta pasi kishte filluar parada. Ata kanë tentuar të godasin edhe liderët ushtarakë të pranishëm aty, por pa sukses. Deri më tani raportohet për disa viktima dhe më shumë se 20 persona të plagosur, por informacionet e sakta pritet të konfirmohen në vijim pasi ngjarja ka vetëm disa minuta që ka ndodhur. Në disa media akuzohet grupi ‘Takfiri’ si autor i masakrës, ndonëse askush nuk marrë deri më tani përsipër sulmin.

Të fundit