Flash News

KRYESORE

Sulm me armë në Teksas, pesë të vdekur dhe 21 të plagosur

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Teksasin gjatë orëve të fundit.

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë mbetën të plagosur, nga të shtënat me armë zjarri pranë qyteteve Midland dhe Odessa në perëndim të Teksasit.

Sipas mediave vendase, autori hapi zjarr pasi u ndalua me makinë nga policia. Ai qëlloi me breshëri në drejtim të makinave dhe kalimtarëve pranë një qendre tregtare, ndërsa mbeti edhe vetë i vrarë pas tentativës për t’i ikur autoriteteve.

Mes 21 të plagosurve janë edhe tre efektivë policie, ndërsa shtatë prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë, ndër ta edhe një fëmijë.

Kjo është ngjarja e dytë brenda një muaji që terrorizon Teksasin, pasi më 3 gusht një njeri i armatosur vrau 22 njerëz dhe plagosi 24 të tjerë në një Walmart në El Paso.

Të fundit