Sulm me armë në Virxhinia, 12 të vdekur dhe 4 të plagosur

Një sulm me armë raportohet të ketë ndodhur në bashkinë e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një person i armatosur hyri brenda zyrave dhe qëlloi në drejtim të punonjësve duke vrarë 12 prej tyre dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autori ishte një punonjës i vjetër i departamentit të shërbimeve publike. Ai u qëllua për vdekje në vendngjarje, pas një shkëmbimi zjarri me katër punonjës të policisë. Autoritetet e kanë identifikuar autorin, por nuk e kanë bërë ende publik emrin e tij.

Trupat e viktimave janë gjetur në të treja katet e godinës, ndërsa një person tjetër është vrarë brenda makinës, përpara se autori të hynte në bashki.

Më shumë se 400 persona ndodheshin brenda godinës dhe jashtë saj kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Shkaqet që e çuan vrasësin drejt këtij veprimi nuk janë bërë ende publike.