Flash News

KRYESORE

Sulm me bombë në Kolumbi, të paktën 20 të vdekur

Sulm me bombë në Kolumbi, të paktën 20 të vdekur

Të paktën 20 persona kanë mbetur të vrarë në një sulm me bombë në kryeqytetin kolumbian të Bogotas.

Si pasojë e një shpërthimi me bombe, që ndodhi rreth orës 09:30 me orën lokale u plagosën mbi 60 persona të tjerë në jug të qytetit.

Deri tani, asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.

Sipas CNN, nga ana tjetër, ka reaguar Presidenti Ivan Duque, i cili e përshkroi ngjarjen si një "akt të çmendur terrorist" dhe deklaroi tri ditë zije kombëtare.

Të fundit