Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Sulm me thikë në Britani, 25-vjeçari vret tre persona, plagos tre të tjerë; Policia: Ngjarja e shëmtuar, një krim mizor
Tre të vdekur dhe tre të plagosur, ky është bilanci tragjik pas një sulmi me thikë mbrëmjen e së shtunës në Reading të Britanisë së Madhe. Sulmi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës e ndërsa është vënë në pranga një 25-vjeçar.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e personit, një shtetas libanez, thekson se “krimi i shëmtuar, i cili fillimish u mendua të ishte një akt terrorizmi, është një krim mizor”. Një dëshmitar okular ka treguar se si autori po lëvizte në park, kur më pas iu vërsul një grupi prej tetë deri në 10 miqsh dhe filloi t’i godasë me thikë.
Burime për agjencisë së lajmeve Reuters u shprehën se personi, i cili mbahet i ndaluar në polici, është një libian i quajtur Khairi Saadallah. Autori ka qenë më parë i burgosur në Mbretërinë e Bashkuar.
Zyrtari më i lartë i policisë britanike kundër terrorizmit, Neil Basu, tha se një person ishte futur në parkun Forbury, duke sulmuar njerëzit me thikë përpara se të ndalohej nga policë të paarmatosur.
Sulmi ndodhi disa orë pas një mitingu të protestuesve kundër racizmit në park, por zoti Basu tha dy ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën. Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje, ndërsa Basu thekson se nuk ka as detaje mjaftueshëm për të arritur në këtë konkluzion. Sipas policisë, motivi i ngjarjes është i panjohur.
Kryeministri Boris Johnson zhvilloi një takim të dielën me zyrtarët e sigurisë, ministrat dhe policinë për t’u informuar më tej në lidhje me hetimin. Në një prononcim për mediat, ai tha se ishte 'i mërzitur dhe i lodhur' nga sulme të tilla, si dhe premtoi se qeveria ' nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime të forta kur është e nevojshme" nëse nuk ka ndërgjegjësim. “I neveritur" nga sulmi, Johnson shtoi se Britania mund të ndryshojë ligjin nëse është e nevojshme për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen.
"Nëse ka mësime që duhet të nxjerrim, ne do t’i nxjerrim ato dhe nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime nëse është e domosdoshme," tha ai.
[caption id="attachment_392173" align="alignleft" width="780"] Vendi ku ndodhi sulmi me thikë në Reading[/caption]