Flash News

KRYESORE

Sulm terrorist gjatë maratonës në Berlin, policia arreston 6 të dyshuar

Sulm terrorist gjatë maratonës në Berlin, policia arreston 6

Policia gjermane ka arritur të parandalojë një atentat në mes të maratonës së Berlinit.

Nëpërmjet një njoftimi në “Twitter”, policia gjermane bëri të ditur se kishte ndaluar 6 persona të cilët kishin planifikuar një sulm.

Sipas “Die Welt”, personat e përfshirë mund të jenë të lidhur me Anis Amri, autor i masakrës në tregun e Krishtlindjeve, të ndodhur në dhjetor të vitit 2016 në Berlin.

Referuar policisë gjermane bëhet e ditur se një prej të arrestuarve kishte planifikuar të sulmonte me thikë personat që ndodheshin në maratonë.  Personat e arrestuar janë të moshës 18 dhe 21 vjeç, ndërsa policia nuk ka pranuar të japë më shumë hollësi në lidhje me këtë ngjarje, pasi po vazhdojnë hetimet.

I dyshuari kryesor i këtij sulmi thuhet se kishte dy thika për të kryer aktin terrorist. Megjithatë, një rrezik specifik nuk ekzistonte për aq kohë sa personi ishte nën mbikqyrje prej një kohe shumë të gjatë.

Të fundit