Flash News

KRYESORE

Sulm terrorist në Egjipt, të paktën 20 të vdekur e 50 të plagosur

Sulm terrorist në Egjipt, të paktën 20 të vdekur e 50

Të paktën 20 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur është bilanci i një shpërthimi pranë një qendre shëndetësore në Kajro, Egjipt.

Autoritetet vendase deklaruan se një makinë e mbushur me eksploziv u përplas edhe me tre automjete të tjera, duke shkaktuar një shpërthim të madh përpara spitalit kryesor të sëmundjeve të rënda në Kajro.

Ata kanë saktësuar se përgjegjësia i përket grupit Hasm, i cili u shfaq në vitin 2016 dhe është krah i Vëllazërisë Myslimane të jashtëligjshme.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ngushëlloi familjet e viktimave, duke e quajtur sulmin “incident frikacak terrorist”.

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për popullin egjiptian dhe familjet e viktimave në incidentin frikacak terrorist në afërsi të zonës Kasr al-Aini mbrëmjen e djeshme”,  shkroi presidenti.

Të fundit