Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Sulm terrorist në Egjipt, të paktën 20 të vdekur e 50 të plagosur
Të paktën 20 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur është bilanci i një shpërthimi pranë një qendre shëndetësore në Kajro, Egjipt.
Autoritetet vendase deklaruan se një makinë e mbushur me eksploziv u përplas edhe me tre automjete të tjera, duke shkaktuar një shpërthim të madh përpara spitalit kryesor të sëmundjeve të rënda në Kajro.
Ata kanë saktësuar se përgjegjësia i përket grupit Hasm, i cili u shfaq në vitin 2016 dhe është krah i Vëllazërisë Myslimane të jashtëligjshme.
Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ngushëlloi familjet e viktimave, duke e quajtur sulmin “incident frikacak terrorist”.
“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për popullin egjiptian dhe familjet e viktimave në incidentin frikacak terrorist në afërsi të zonës Kasr al-Aini mbrëmjen e djeshme”, shkroi presidenti.