Flash News

KRYESORE

Sulm terrorist në Nju Jork, 8 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Janë zbardhur detaje të reja rreth sulmit terrorist të ndodhur në Nju Jork. Sipas raportimeve të mediave, një person i armatosur në timonin e një kamioni është drejtuar mbi një turmë njerëzish në një rrugë pedonale në qytet.

Ai ka përplasur fillimisht disa çiklistë derisa u përplas me një autobus nxënësish shkolle. Më pas ka zbritur dhe me armë ka kërcënuar kalimtarët përpara një shkolle. Sipas NBC ai ka bërtitur vazhdimisht “Allah Akbar”.

Deri më tani, 8 persona kanë humbur jetën ndërsa janë 15 të plagosur. Autori u qëllua në këmbë nga një prej agjentëve që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

“Është një akt i qartë terrorizmi që kishte si synim të vriste të pafajshëm”, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill De Blasio.

Zona ku ndodhi sulmi është shumë pranë ish-kullave binjake ku tashmë ndodhet një memorial për viktimat e 11 shtatorit.

Të fundit