All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sulm terrorist në Zelandën e Re, reagon Thaçi: Domosdoshmëri vazhdimi i luftës kundër ekstremizmit në botë

Sulm terrorist në Zelandën e Re, reagon Thaçi:
All - Paragraf - 1

Për sulmin terrorist në në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re ku mbetën të vdekur rreth 50 persona ka reaguar presidenti Hashim Thaçi. Në një reagim në Facebook, Thaçi shkruan se e dënon rëndë aktin dhe se “akte të tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë”.

All - Paragraf - 3

Reagimi i Thaçit:

“Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë mbi 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë”.

Të fundit