Flash News

KRYESORE

Sulm i trefishtë kamikaz, 28 të vdekur, 82 të plagour

Sulm i trefishtë kamikaz, 28 të vdekur, 82 të plagour

Tre gra kamikaze u hodhën në erë sot në një qytet 25 kilometra nga Maiduguri, kryeqyteti i shtetit të Bornos, në verilindje të Nigerisë, duke shkaktuar 28 të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur, sipas burimeve lokale.

“Tre gra aktivizuan rripat e tyre me ekspolzivë në të hyrë të një kampi me të shpërngulur duke shkaktuar vdekjen e 28 personave dhe plagosur 82 të tjerë”, njoftoi Baba Kura, anëtar i milicive civile që luftojnë kundër grupeve xhihadiste të Boko Haram.

“Gruaja e parë u hodh në erë rreth orës 17:00 në tregun që ndodhej në të hyrë të kamput”, tregon Kura.

“Kjo krijoi panik dhe tregtarët ishin duke mbyllur butikët e tyre kur dy gra të tjera u hodhën në erë, duke shkaktuar pjesën më të madhe të të vdekurve dhe të plagosurve”, vazhdoi ai.

 

Të fundit