Flash News

KRYESORE

Sulm vetëvrasës në Libi, të paktën 11 të vdekur

Sulm vetëvrasës në Libi, të paktën 11 të vdekur

Në një sulm që ka shënjestruar zyrën qendrore të Komisionit Zgjedhor të Libisë në Tripoli, kanë humbur jetën të paktën 11 persona.

Një person ka kryer sulmin vetëvrasës brenda ndërtesës, ndërkohë që militantët e tjerë kanë hapur zjarr.

Pamjet në rrjetet sociale janë shfaqur tym të zi në selinë e Komisionit.

Zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor, Khaled Omar ka thënë se forcat e sigurisë kanë tentuar të fitojnë kontrollin e ndërtesës.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili duket të ketë pasur qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor.

Zgjedhjet e mbështetura nga Kombet e Bashkuara janë pjesë e përpjekjeve për të stabilizuar Libinë, pas nisjes së trazirave, si pasojë e vrasjes së dikatorit Muammar Gaddafi.

Të fundit