Flash News

KRYESORE

Sulme të tjera nga ISIS, vriten 8 persona

Sulme të tjera nga ISIS, vriten 8 persona

Një sulm tjetër ka ardhur nga organizata terroriste ISIS, ku të pakten 8 persoan kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Shteti islamik ka sulmuar dy automjete që i përkisnin misionit të NATO-s në Afganistan. Zyrtarët e Policisë së Kabulit bënë të ditur se të gjithë viktimat ishin nga rradhët e civilëve. Nga rradhët e zyrtarëve të Aleancës ka patur vetëm tre të plagosur që ishin nga Shtetet e Bashkuara, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u theksuar është fakti se sulmi është ekzekutuar në afërsi të Ambasadës amerikane, në kohën që zona ishte mjaft e populluar.

Ekstremistët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër sulmin, e megjithatë, për të konfirmuar autorësinë e tyre do të duhet të pritet deri në përfundimin e hetimeve.

Të fundit