Flash News

KRYESORE

Sulmet e Ramës, gazetarja Liperi: Mediat ta bojkotojnë, do e shihni si do reagojë

Sulmet e Ramës, gazetarja Liperi: Mediat ta bojkotojnë, do e shihni si

Gazetarja Ornela Liperi thotë se sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve vijnë edhe për shkak të hapësirës që atij i lejohet në media. Në emisionin 'Të Paekspozuarit', Liperi tha se gazetarët dhe mediat duhet të provojnë të bojkotojnë kryeministrin dhe do të shohin reagimin e ndryshëm që ai do të ketë.

"Është edhe faji i medias. Nuk e kuptoj pse kryeministri duhet të dalë nga mëngjesi nga darkë. Provojeni të mos e nxirrni, si do të reagojë ai. Provojeni ta bojkotoni", u shpreh Liperi.

Sipas gazetares, kryeministrit duhet t'i kushtohet vëmendje vetëm kur përbën lajm dhe jo për çdo deklaratë që bën.

Të fundit