Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Sulmet me dronë në godinat e përpunimit të naftës në Arabinë Saudite, BE: Kërcënim real në sigurinë e rajonit
Bashkimi Evropian tha sot se ka “një kërcënim real në sigurinë e rajonit” të Lindjes së Mesme, pas sulmeve ndaj ndërtesave të përpunimit të naftës në Arabinë Saudite.
“Sulmet e djeshme me dronë në dy ndërtesat e naftës të kompanisë Armaco në Arabinë Saudite, paraqesin rrezik real për sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.
“Në këtë kohë, kur tensionet janë të larta në rajon, ky sulm minon punën që po vazhdon për uljen e tensioneve dhe dialogun”, thuhet në deklaratë, ku bëhet thirrje për “përmbajtje” me qëllim që të mos përshkallëzohet më shumë situata.
Rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani morën përgjegjësinë për sulmet e së shtunës.
Por, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se pas këtyre sulmeve qëndron Irani.
Nga ana tjetër, zyrtarët iranian kanë mohuar çdo përfshirje në këto sulme. /REL