Flash News

KRYESORE

Sulmet në Siri/ Gjermania ndal eksportin e armëve në Turqi

Sulmet në Siri/ Gjermania ndal eksportin e armëve në Turqi

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi se qeveria gjermane nuk do të eksportojë më armë në Turqi.

“Nisur nga fakti i ofensivës së ushtrisë turke në Sirinë veri-lindore, qeveria federale nuk do të lëshojë asnjë leje të re për pajisjet ushtarake që mund të përdoren në Siri nga Turqia”, tha Maas për Bild am Sonntag.

Ai shtoi se qeveria gjermane ka vënë në zbatim një masë mjaft kufizuese për eksportin e armëve në Ankara që nga viti 2016, sidomos pas ofensivës së ushtrisë turke në krahinën veriore siriane të Afrin-it.

Përgjigja nga Turqia nuk vonoi të vinte. Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu deklaroi se një ndalim i eksporteve nga Gjermania, do ta bënte vendin e tij edhe më të fortë.

“Vite më parë ne prodhonim vetëm 20% të të mirave që kishim nevojë, kurse tani prodhojmë 70%. Pra, kjo na bën më të fortë”, tha Maas.

Të fundit