Flash News

KRYESORE

Sulmet në Siri, një tjetër shtet mbështet SHBA, Britaninë e Madhe dhe Francën

Sulmet në Siri, një tjetër shtet mbështet SHBA,

Sulmet në Siri me 110 raketa nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca ka qenë kryefjalë e diskutimeve në të gjithë planetin.

Në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm “breshëria” e raketave ra mbi një laborator ku përgatiteshin armë kimike dhe dy magazina.

Nisma është mbështetur nga shumë shtete të botës, ndryshe nga disa të tjera që nuk e kanë përkrahur.

Tashmë, në krah të shteteve që janë dakord me sulmin në Siri është edhe Arabia Saudite.

“Sulmet ajrore përfaqësojnë një përgjigje për krimet e regjimit”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Arabia ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të opozitës që po lufton kundër presidentit, Bashar al-Assad.

Më herët, edhe Kosova dhe Shqipëria kanë shprehur mbështetjen për sulmet në Siri.

Të fundit