Flash News

KRYESORE

Sulmet në Siri, Putin dërgon dy anije luftarake në mbështetje të Assad

Pas sulmeve me mbi 100 raketa në Siri, nga një operacion i përbashkët mes SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës, duket se vjen edhe përgjigja e parë e Putin, presidentit të Rusisë.

Pas sulmeve, Rusia ka nisur drejt Sirisë dy anije luftarake, të ngarkuara me armatime dhe mjete të tjera ushtarake, si tanke, kamionë, ambulanca dhe radarë.

Anija u pa rrugës për te baza detare e Tartusit në brigjet e Sirisë së veriut. Fotot janë publikuar në rrjetet sociale nga vëzhguesi i bazës detare të Bosforit Yörük Işık.

Gjithashtu edhe një anije e verdhë transportuese “Alexandr Tkachenko” u fotografua teksa i drejtohej Tartusit dhe në të ishin të ngarkuara mjete lundruese patrulluese të shpejtësisë së lartë, një strukturë ure e përkohshme dhe disa kamionë.

Të fundit