Flash News

KRYESORE

Sulmet terroriste në Barcelonë, Presidenti Meta shpreh solidaritet në luftën kundër terrorizmit

Sulmet terroriste në Barcelonë, Presidenti Meta shpreh solidaritet

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet popullit spanjoll për sulmet terroriste në Barcelonë. Meta shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate

 Postimi i plotë:

Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për viktimat e terrorizmit në Barcelonë dhe solidaritetin me autoritetet spanjolle

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më të fundit të akteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që goditën dje Barcelonën, një prej qendrave më të mëdha e të rëndësishme evropiane.

Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve që humbën njerëzit e tyre të afërt në këto akte barbare terroriste, si dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate.

Të fundit