Flash News

KRYESORE

Sulmet terroriste në Sri Lanka, shkon në 207 numri i viktimave

Bilanci i viktimave nga gjashtë sulmet e koordinuara njëra pas tjetrës në Sri Lanka sa vjen e rritet.

Sipas CNN numri i viktimave deri tani ka shkruar në 207, ndërsa të plagosur raportohen rreth 405 persona.

Sulmet terroriste ndodhën mbrëmë në tri kisha dhe hotele luksoze, konkretisht në Kochchikade, Negombo, Batticaloa, Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, tri të fundit në Colombo, ndërsa mes viktimave mediat vendase raportojnë se ka edhe turistë.

Deri tani asnjë organizatë terroriste nuk e ka marrë përsipër sulmin që tronditi botën natën e kremtimit të festës së besimtarëve të krishterë, Pashkëve.

Të fundit