Flash News

KRYESORE

Sulmi me 5 viktima në Rusi, ISIS merr përsipër përgjegjësitë

Sulmi me 5 viktima në Rusi, ISIS merr përsipër

Autori i sulmit të ditës së djeshme në Dagestan të Rusisë ku mbetën të vrarë pesë gra, ishte një ushtar i ISIS. Ai u identifikua si Khalil Khalilov, 22-vjeç, banor i Dagestanit. Militantët e Shtetit Islamik ISIS kanë pranuar përgjegjësinë lidhur me sulmin duke thënë se ai ishte një nga ushtarët e tyre.

Prifti i kishës që u ndodh në vendngjarje rrëfen se autori i krimit, i cili u vra nga policia, kishte në duar një pushkë dhe një thikë.

“Sapo përfundoi mesha, njerëzit po fillonin të largoheshin nga kisha dhe një person me mjekër vrapoi drejt kishës duke bërtitur ‘Allahu Akbar’, teksa nisi të qëllonte me armë. Ai mbante në dorë një pushkë dhe një thikë”, është shprehur prifti. Nga ngjarja e rëndë mbetën të vdekura pesë gra ngatë cilat njëra ndërroi jetë në spital. Ndërkohë të plagosur kanë ngelur edhe një oficerë policie dhe një roje sigurimi të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Të fundit