Flash News

KRYESORE

Sulmi ajror, Iraku u kërkon trupave amerikane të largohen nga vendi

Sulmi ajror, Iraku u kërkon trupave amerikane të largohen nga vendi

Parlamenti i Irakut hartoi një rezolutë, përmes së cilës kërkon largimin e trupave amerikane nga vendi pas sulmeve të së premtes ku mbetën të vdekur gjenerali iranian Qaem Soleimani, një komandant irakian dhe zyrtarë të tjerë të vendit.

“Qeveria irakiane merr përsipër të anulojë kërkesën e saj për ndihmë nga koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin ekstremist të Shtetit Islamik për shkak të përfundimit të operacioneve ushtarake në Irak dhe arritjes së fitores. Qeveria e kryeministrit Adil Abdul-Mahdi duhet “të punojë për t’i dhënë fund pranisë të të gjitha trupave huaj në tokën irakiane dhe t’i ndalojë ata të përdorin tokën, hapësirën ajrore ose ujin për çdo arsye“, thuhej në rezolutë.

Në anën tjetër, kolacioni kundër ISIS, i udhëhequr nga SHBA ka ndaluar sulmet nga Shtetit Islamik duke u tërhequr për të mbrojtur bazat ushtarake në Lindjen e Mesme që kërcënohen nga Irani.

Të fundit