Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Sulmi i Edi Ramës, Bledi Mane për kolegët: Nuk reagojnë se nuk duan tu ngrenë barriera sponsorave
Bledi Mane nuk ishte përfshirë në listën që Arjan Çani i vendosi përballë Edi Ramës për të folur për ata që i konsideron “gazetarë të kazanit”. Megjithatë, Mane ka reaguar për heshtjen që kolegët e tij mbajnë kur sulmohen në këtë mënyrë nga kryeministri i Shqipërisë.
Sipas Manes, këta gazetarë nuk flasin se nuk duan t’i ngrenë barriera sponsorëve të tyre, duke nënkuptuar se shumë prej tyre janë favorizuar në kohë nga Rama.
Ai thekson se Rama dhe këta gazetarë ia dinë hallet njëri-tjetrit pasi kanë kërkuar shërbime dhe ndere, janë përdorur dhe i kanë përdorur.
Reagimi i Bledi Manes:
LEGENËT E EDI RAMËS!
-Klithmë lebetitëse për gazetarët e kazanit-
E dyta e premte e qershorit te ketij viti ishte nje dite e llangosur ne ngjyre gri per gazetaret e ketushem. Ishte nje nga ato ditet tipike kur te shkelmojne e te poshterojne nderkohe qe ti te vetmet pergatitje qe ke bere, jane planet sesi do kalosh fundjaven. Lajmesit morren e u goditen nga dy lajme fyese e tallese.
I pari, nje gjykates grotesk qe stonon me profesionin, me kryeqytetin, me jeten mondane qe pretendon se e ben me parate e krimit dhe me origjinen e fshehur nga ku eshte ngjizur, nje ligjzbatues paçavure me emrin Gjin Gjoni, u gjuajti dje me shuplake gazetareve. I ka çuar ti ndjeke penalisht (per shkak te nje lajmi) ne gjykatat bordello te ketij vendi ku vendimet i japin gjingjonera te tjere. Dhe i mesuar e i pangopur me pará, barkthari Gjin Gjoni kerkon edhe 11 milione leke demshperblim sepse ndjehet shpirterisht dhe menderisht i lenduar. Ky gjykates qe ka liruar qindra vrases e trafikante kurre nuk u pendua e as u lendua prej vendimeve te tij shkaterruese e sot tallet me gazetaret pse shprehen dhe reagojne per pasurite e tij te llahtarshme e te pajustifikuara.
Gazetaret pasi hengren shpullen e pare, porsi me keshillat e dishepullit kthyen faqen tjeter dhe u goditen nga nje tjeter dore kesaj here me e forte e me lenduese. Edi Rama mbreme i poshteroi nje e nga nje, gra e burra, te varur e te pavarur.
Kazan, kazan, kazan, kazane, kazan, kazane, kazan, kazan...
Nuk ka faj. I njeh dhe e njohin. Ua di hallet, ia dine hallet. I ka perdorur, e kane perdorur. U ka kerkuar sherbime, i kane kerkuar ndere.
Edi Rama fliste mbreme per profesioniste te lajmit qe ua ka pire lengun. 22 prej tyre i nxiu si flaka e zjarrit kazanin sepse te 22 gazetareve te pergojuar nese ua qemton historine keto 22 vitet e karrieres e dallon lehte se e kane filluar profesionin pa breke ne bythe prej hallit e tashme jane pa breke ne bythe ndoshta prej qejfit.
Pasuria e ketyre 22 bandilleve eshte rritur ndjeshem e frikshem dhe me favoret qe kane perlare nga politika i kane sistemuar deri ne tre breza sigurine sociale e monetare.
Tu kontrollosh borderote e ketyre dy dekadave u sheh deklarime per rroga e taksime qesharake nderkohe kane blere vila, apartamente, makina, biznese, te mira materiale pa fund per veten, familjet, dashnoret dhe dashnorët. Qoka, gjobvenie dhe favore mediatike te perkthyera ne vende pune administrate per farë e fis, leje ndertimi, llogari bankare, pushime te shtrenjta, tendera fiktive e mijera matrapazlleqe.
E pse mos tallet Edi Rama dhe te tjere ediramër te politikes?
I perdori dhe i perdor sa here ti doje trapi.
I shperdoroi dhe i shperdoron sa here ti doje trapi.
I masakroi dhe i masakron sa here ti doje trapi.
Dhe mbajeni mend asnje nuk do reagoje pas ofendimeve sistematike sepse sistematike e kane dhe friken. Paaftesine e kane konvertuar ne biznes. Hane buke se perdoren, perdoren ndaj hane buke. E nisen punen pa breke ne bythe, tani qe e kane kapur veten nuk veshin breke se i shkerdhen kushdo e kurdo. Nuk duan tu ngrene barriera sponsor(r)ave te tyre!