Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Sulmi i LSI ndaj Tritan Kalos, reagon moderatori: 21 vjeçarja duhej t’i përgjërohej mjekut; politika po i hedh në zjarr
Moderatori i emisionit radiofonik “Makinë me dy timonë”, Edi Oga, ka reaguar pas sulmit të kandidates 21 vjeçare për deputete të LSI, Rea Kotani, ndaj mjekut Tritan Kalo.
Oga e konsideron deklaratën e Kotanit si pasojë e turbullimit që Kalo i ka bërë ëndrrës së saj të jetës dhe të ardhmes së garantuar që askush nuk ia kishtë cënuar deri më tani në forumet dhe mitingjet e LSI.
Sipas moderaotrit, kjo vajzë e re në vend që të sulmonte mjekun duhej t’i përgjërohej atij që të hynte në Kuvend në vend të saj. Ai akuzon politikanët se ‘po i hedhin ne zjarr’ të rinjtë me kandidimin për deputetë, që do të jetë edhe puna e tyre e parë në jetë.
Reagimi i Edi Ogës:
TRITAN KALO vs. NJË VAJZË E RE
Duhet ta njohësh nga afër profesorin Tritan Kalo, për të kuptuar reagimin e tij ndaj vajzës së re që kandidon për deputete. Unë e njoh mjaftueshëm. E kam pasur pedagog. Kam edhe rreth katër vite komunikim intensiv me të në Facebook.
Nëse ke një maturi të mjaftueshme, duhet të mirëkuptosh edhe reagimin emocional të vajzës së re. Asaj, pas muajsh e vitesh egzaltimi në forume rinore, fjalimesh euforike dhe yshtje liderash idhullorë, befas i del dikush që për atë nuk është askush, dhe i turbullon ëndrrën "kristal" të jetës, i cënon të ardhmen "e garantuar"!! Dikush që nuk e ka parë asnjëherë, as në forume, as në mitingje, as në kongrese, as në televizion në programe me audiencë të lartë. Dikush që i tregon asaj udhët e jetës! Me ç'të drejtë?!
Në një situatë normale, më tepër se ideale, vajza duhet të kishte trokitur në derën e profesorit dhe t'i lutej e t'i përgjërohej atij që të shkonte ai në vend të saj në parlament. T'i thoshte se me të është bërë një gabim i tmerrshëm, sepse hë për hë ajo ofron veç bindjen e verbër ndaj liderit dhe entuziazmin për ti shërbyer e para dhe me gjithçka, ndërsa profesori ofron shumë më tepër. Profesori dhe jo ajo duhet të jetë në parlament, sepse ai di më shumë, ka parë më shumë, ka vuajtur më shumë dhe ka gëzuar më shumë!
Profesori i nderuar është nga ata njerëz të rrallë që ne duhet ti mbajmë fort pranë nesh. Ai beson akoma që ky vend do të bëhet dhe punon çdo ditë për këtë. Më besoni!
Akoma më fort duhet të mbajmë pranë të rinjtë dhe, nëse vërtetë i duam, nuk duhet ti hedhim "në zjarr pa veshje termike", pra të paformuar dhe të paeksperiencë. Por jo të gjithë i duan të rinjtë "megjithmend". Të pajisur me fuqinë politike dhe ekonomike që të jep pushteti, ata përdorin metoda të sofistikuara për të përfituar nga këta të rinj. Ndonjëherë fare pa mëshirë, duke i bërë deputetë si punë e parë në karrierë!
Gjysëm fakt dhe gjysëm legjendë, po ju kujtoj historinë e konteshës Elizabeth Bathory. E obsesionuar pas rinisë dhe fuqisë së përjetshme, ajo bënte banjë me gjakun e vajzave të reja, robinja që i ekzekutonte pa mëshirë në bodrumet e kështjellës së saj!
Vajzës i uroj me zemër (të thyer) suksese, ndërsa profesorit çdo të mirë!