Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj gazetares Klodiana lala, protestë para kryeministrisë pasditen e sotme

Sulmi ndaj gazetares Klodiana lala, protestë para kryeministrisë

Një protestë është thirrur pasditen e sotme në mbështetje të gazetares Klodiana Lala pas sulmit me armë që ju bë banesës së prindërve të saj mëngjesin e sotëm.

Njoftimin e ka bërë të ditur ‘Nisma Thurje’ në rrjetin social Facebook, teksa sqaron se protesta do të mbahet në orën 19:00 para godiëns së kryeministrisë.

“Dje naten ka ndodhur nje ngjarje e rende: eshte sulmuar me arme shtepia e gazetares Klodiana Lala. Ne shtepi kane qene prinderit, femijet, te afermit e saj. Fatmiresisht nuk ka pasur lendime, por kuptohet terrori i shkaktuar.

Sot pasdite ne ora 19 do te mblidhemi te Kryeministria per te protestuar dhe per te treguar qe ne nuk e pranojme krimin.

Ftojme gjithe gazetaret, intelektualet, aktivistet, qytetaret te mblidhen, te reagojme, te shkundemi nga apatia.

Poshte krimi! Klodi jemi me ty!”, thuhet në profilin e ‘Nisma Thurjes’ në Facebook.

 

Të fundit