Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj kongresmenit, Trump tregon detajet

Sulmi ndaj kongresmenit, Trump tregon detajet

Donald Trump njoftoi se personi që plagosi kongresmenin Stiv Skalis ka vdekur për shkak të plagëve të marra. Agresori është shtetasi amerikan Xhejms Hodgkinson. Ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.

Presidenti amerikan, Donald Trump doli në një konferencë për media në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti I plagosur shefi I maxhorancës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Stiv Skalis. Bashkë me liderin republikan edhe një ndihmës i Kapitol Hill dhe dy oficerë policie u plagosën nga të shtënat. Në fjalën e tij për sulmin me armë në një fushë stërvitje bejsbolli në Aleksandri të Virxhinias jo shumë larg Uashingtonit, Trump dha detaje të reja.

Donald Trump, Presidenti i SHBA: “Autoritetet po hetojnë krimin dhe autori i ngjarjes ka vdekur për shkak të plagëve.

Kongresmeni Stiv Skalis, anëtari i Lidershipit të Dhomës së Përfaqësuesve, u qëllua dhe u plagos keq por tani është në gjendje të qëndrueshme në spital bashkë me dy oficerë policie shumë të guximshëm. Shumë jetë do të humbisnin nëse nuk do të ishte për dy policët, që u plagosën gjatë sulmit brutal”.

Më tej Trump tha se bashkë me gjithë amerikanët luten për kongresmenin Skalis dhe personat që u lënduan gjatë sulmit me armë. Ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por nuk bëhet e ditur se çfarë e kanë shtyrë autorin të veprojë në këtë mënyrë.

Duke qëndruar tek autori, që ndërroi jetë për shkak të plagëve, mediat amerikane kanë publikuar idenditetin e tij. Bëhet fjalë për Xhejms Hodgkinson.

Ai është një shtetas amerikan që jetonte në një komunitet të vogël në Mizuri.

66-vjeçari ishte pronar i një kompanie të inspektimit të shtëpive.

Kur licenca e tij skadoi në nëntor 2016, nuk u rinovua, raportojnë mediat amerikane.

Të dhënat kriminale tregojnë se Hodgkinson ishte dënuar në prill të 2006 për dëmtim të një mjeti.

66-vjeçari mendohet se ka qëlluar mbi 70 fishekë ndaj politikanëve amerikanë që por stërviteshin në një fushë bejsbolli për lojën mes kongresmenëve që zhvillohet për bamirësi.  

 

Të fundit