Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj policisë në Elbasan, “Suel Çela është dërguar jashtë vendit përmes Rinasit”

Sulmi ndaj policisë në Elbasan, “Suel Çela

Ndërkohë që Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Elbasanit po hetojnë ngjarjen e shtatorit në Elbasan, ku u godit vetë shefi i policisë së këtij rrethi, një oficer policie, ka dërguar mesazh te ish-kryeministri Sali Berisha dhe thotë se i informuar nga një punonjëse e aeroportit të Rinasit, mësohet se “Suel Çela ka ikur i përcjelle nga policia që në date 18 nga Rinasi”. Suel Çela është personi, i cili dyshohet se drejtonte makinën e blinduar, me të cilën u sulmua policia në Elbasan. Çela është shpallur në kërkim policor, ndërsa nuk dihet nëse bashkë me të kishte persona të tjerë në mjetin e blinduar.

STATUSI I BERISHËS:

Çunat e krimit kane derguar jashte vendit vrasesin Suel Çela!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb

“Pershendetje doktor jam oficer policie,nje punonjese aeroportit me informon se Suel Çela ka ikur i percjelle nga policia qe ne date 18 nga Rinasi

Prokuroria ka ardhur per te marre filmimet e kamerave. Gje qe nuk i ka pelqyet policise. Nuk e di nese eshte i rregjistruar ne TIMS”

 

 

Të fundit