Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj trajneri të Vllaznisë, policia jep detaje

Sulmi ndaj trajneri të Vllaznisë, policia jep detaje

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje ndaj sulmit që ju bë trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka mbrëmjen e sotme. Policia thotë se është njoftuar rreth orës 17:00 për ngjarjen dhe se është duke punuar për identifikimin e agresorit.

“Rreth orës 17:00, salla operative ka marrë një njoftim se afër portës hyrëse të një fushe sportive, një shtetas i është afruar trajnerit të Vllaznisë, E.Gj, i cili ka qene në shoqërimin e një shtetasi tjetër të quajtur G. L, dhe e ka sulmuar duke goditur me grusht.

Trajneri i Shkodrës është shmangur duke kundërvepruar ndaj sulmuesit dhe në ato momente ka rënë tokë.

Pas kësaj personi është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës në dukje si thikë”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

Të fundit