Flash News

KRYESORE

Sulmi në makinë, Lubonja: I motivuar politikisht

Sulmi në makinë, Lubonja: I motivuar politikisht

Analisti Fatos Lubonja shprehet se agresori mund ta ketë kryer sulmin si rrjedhojë e klimës së urrejtjes që Rama promovon ndaj analistëve. Me këtë rast, analisti kritikon edhe sjelljen e policisë, e cila sipas tij, ka dhënë një deklaratë sikur ngjarja nuk ka aspal lidhje me të dhe së makina është goditur rastësisht.

“Kam parë shumë reagime, që thonë se ishte person i sëmurë mendor. Mendoj se nuk e ka shtyrë dikush këtë të sëmurë mendor që të më sulmojë makinën mua, por mendoj se klima e urrejtjes që proklamon Rama ndaj nesh, nuk mund të përjashtosh. Në Poloni u vra një person me influencë nga një i sëmurë ndërsa doli më vonë se ai person ishte shtyrë.

E dyta është se kam thënë se ky person ka qëlluar makinën time për shkak të ideve të tij politike. Ky ka goditur dhe pastaj ka dalë me thikë. Policia e di shumë mirë, ka dhënë deklaratë sikur kjo s’ka lidhje fare me mua, por që ka goditur makinën time rastësisht, që tregon se policia është nën influencë politike”, deklaroi Lubonja.

Policia deklaroi se agresori eshte nje i semure mendor, i cili pasi u shoqerua ne komisariat u la i lire nderkohe qe hodhi edhe akuza ndaj mediave, se kane abuzuar me kete rast.

Të fundit