Sulmi në Mançester/ Dom Gjergj Meta: Papa Francesku ka thënë është Lufta e Tretë Botërore

Akti terrorist në Manchester që ndodhi një ditë më parë me një bilancë viktimash prej 22 persona, është një tjetër dëshmi se si sulme të tilla ekstremiste vijojnë të jenë një kërcënim real për botën.

As Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj akteve të ndryshme terroriste, ndaj akademikët ekspertë e sigurisë dhe komunitetet fetare po tentojnë të punojnë më shumë me edukimin e të rinjve me qëllim parandalimin e tyre.

Rektori i Universitetit Beder, Fedinand Gjana, në një konferencë me ekspertë të njohur në fushën e sigurisë e vuri theksin në përpjekjet që mund të bëhen në disa drejtime për të shmangur tendencën ekstremiste.

Fedinand Gjana: Institucionet arsimore duhet të edukojnë brezat e ri me frymën e respektit, dialogut, mirëkuptimit. Shqipëria në aspektin social është një nga vendet më të favorshme që mos kemi situata të tilla. Shqipëria ka përjetuar një barë sic ka qenë komunizmi dhe e kemi të frsekët se çdo të thotë kjo ideologji që e nxjerrin njeriun nga njerëzorja. Është më pak e rrezikuar se vendet e tjera, po kjo do nuk do të thotë që s’jemi të rrezikuar.

Dom Gjergj Meta e ndien obligim  të religjionit për të punuar më fort në drejtim të edukimit dhe arsimimit të besimtarëve të krishterë dhe jo vetëm ata që frekuentojnë kishën.

Ai mendon se baza më e fortë e parimeve të shëndosha dhe moralit vjen nga familja.

Dom Gjergj Meta: Edukimi ka shumë forma, shkolla, komunitetet fetare, por mbi të gjitha është familja. Një familje e shëndoshë nxjerr edhe persona të shëndetshëm nga pikëpamja e qasjes në shoqëri. Lajme të tilla të tronditin. Jemi në një luftë, Papa Francesku ka thënë është Lufta e Tretë Botërore që po bëhet pjesë pjesë. Lutemi për më të mirën.

Gjithashtu, akademikët dhe besimtarët shprehen tronditjen nga sulmi terrorist në Mancester.