Flash News

KRYESORE

Sulmi në Manhattan, Trump merr masa ekstreme ndaj emigrantëve

Sulmi në Manhattan, Trump merr masa ekstreme ndaj emigrantëve

Pas sulmit në Manhattan ku mbetën të vrarë 8 persona dhe disa të tjerë u plagosën, ka reaguar dhe Presidenti Donald Trump.

Përmes një statusi në rrjetin social “Tëitter” Trump ka njoftuar se do te merren masa për kontrollin ekstrem të emigrantëve. Kjo pasi policia konfirmoi se personi i dyshuar si terrorist është një shtetas nga Uzbekistani.

“Sapo kam urdhëruar Departamentin e sigurisë për ta shtuar Programin e Verifikimit Ekstrem”,- tha Trump.

Më herët Presidenti e ka cilësuar personin që kreu sulmin me fugon në një zonë për këmbësorët dhe çiklistët si një person me probleme mendore dhe çrregullime.

“Në NYC, duket se ka ndodhur një sulm tjetër nga një person i sëmurë dhe me çrregullime. Institucionet e ligjit po e ndjekin nga afër këtë”, shkruan Trump.

Të fundit