Flash News

KRYESORE

Sulmi terrorist në Manchester Arena, kolegët mbështesin Ariana Granden: Qëndro e fortë

Sulmi terrorist i ndodhur disa orë më parë në Manchester Arena në UK, i cili ka shkaktuar deri tani të pakten 22 të vdekur mes tyre fëmijë dhe adoleshentë dhe dhjetra të plagosur, ka shkaktuar një gjendje shoki edhe tek këngëtarja Ariana Grande.

Është e sigurtë që këngëtares së njohur do i lëri gjurmë për shumë gjatë kjo ndodhi e cila përmes një statusi në tëitter shprehet se ndihet e shkatërruar.

Asnjë nga kolegët e saj nuk do donte të ishte në vendin e saj dhe këngëtarët që janë miqtë më të ngushtë të Grandes kanë shprehur mesazhet ngushëlluese dhe mbështetëse për Ariana Granden.

Nicki Minaj

Më dhemb zemra për motren time Ariana dhe çdo familje të prekur nga kjo tragjedi në U.K. Humbja e jetëve të pafajshme. Më vjen shumë keq që po dëgjoj këtë.

John Legend

Dërgoj dashuri për U.K., Ariana Granden dhe të gjithë mbështetësit e saj  të cilët jannë ndoshur në këtë sulm të tmerrshëm. Zemërthyer.

Taylor Swift

Mendimet e mia, lutje dhe lot për të gjithë ata që u prekën në tragjedinë e Manchesterit sonte. Dërgoj gjithë dashurinë time.

Katy Perry

Dërgojmë shpresën tonë në botë që një ditë të kemi të gjithë dashurinë për njëri-tjetrin dhe të kemi paqe. Të duam Ariana Grande. Qëndro e ndritshme

Ryan Seacrest

I habitur nga lajmet në U.K. Mendimet e mia janë me fansat dhe familjet e shfaqjes së Ariana Grandes. E tmerrshme.

Të fundit