Flash News

KRYESORE

Sulmi Topalli-Imami, burimet: Ja si po reagojnë brenda selisë së PD pas kërkesës për shkarkimin e Bashës

Sulmi Topalli-Imami, burimet: Ja si po reagojnë brenda selisë së

Jozefina Topalli dhe Arben Imami sulmuan hapur kreun e PD-së, Lulzim Basha, pas vendimit të këtij të fundit për të mos i rikandiduar për zgjedhjet e 25 qershorit.

Dy deputetët kërkuan mbledhjen e strukturave dhe shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Por si po reagojnë brenda selisë blu pas kësaj deklarata? Burimet bëjnë të ditur për Politiko.al se kandidatët dhe deputetët demokratë e konsiderojnë këtë lëvizje si përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga fushata e PD.

Deri më tani kjo kërkesë e Topallit dhe Imamit nuk është marrë seriozisht dhe nuk pritet të ketë ndonjë reagim të madh brenda partisë, thonë këto burime për Politiko.

Edhe gjatë protestës në çadër, Basha ka refuzuar të komentojë publikisht deklaratat që janë bërë kundër tij nga deputetë të PD, duke i konsideruar si dëshmi të demokracisë brenda partisë.

“Kryengritja në PD”/ Topalli: Gati të luftoj kundër Ramës, Bashës dhe Metës. Imami: Nuk jemi konsultuar me Berishën

Të fundit