Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Sulmi i vazhdueshëm/ Gazetarët e Abc News, Top Channel, BIRN, veprojnë kundër Ramës... në ‘Facebook’
Kryeministri Edi Rama doli sot nga salla e Kuvendit i mbushur plot nga akuzat shumta të opozitës dhe të gjithë tensionin e zbrazi te gazetarët. “Së pari, turp për të gjithë ju, dhe të gjithë ata si ju”, kështu e nisi fjalën Rama drejtuar gazetarëve dhe për 13 minuta u mor vetëm me ta, jo me pyetjet e tyre.
Për gati dy vite, Rama fyen vazhdimisht gazetarët dhe moderatorët, por sa herë vendoset përballë ndonjërit prej tyre, përpiqet të shmanget: “Nuk e kam personalisht me ty...”
Kjo arrogancë dhe shantazh i kryeministrit ndaj punonjësve të medias, ndikoi edhe te ato gra të cilat iu turrën me ofendime një prej gazetareve që thjesht po bënte detyrën e saj, po pyeste ish-ministrin e Brendshëm për dyshimin mbi përfshirjen në një rrjet kriminal.
Unioni i Gazetarëve reagoi ashpër duke paralajmëruar politikanët për lëvizje të stuhishme nëse situata përsëritej. Pa u mbushur një javë, Rama doli vetë dhe sulmoi sërish gazetarët.
Pak minuta më parë, Unioni ka reaguar sërish duke paralajmëruar bojkot të veprimtarisë së Kryeministrisë për ditën e premte, megjithatë nuk parashikohet ndonjë protestë.
Të shumtë kanë qenë edhe gazetarët që kanë reaguar në rrjetin social ‘Facebook’. Prej dy vitesh, gazetarët ‘veprojnë’ në Facebook kundër kryeministrit dhe ky i fundit sa vjen edhe shton sulmet ndaj tyre.
Duhen veçuar sot dy gazetarët e Report Tv dhe Abc News, Esiona Konomi dhe Indirt Maraku, të cilët guxuan t’i hiqnin mikrofonin kryeministrit, kur ai nisi sulmet ndaj tyre.
Reagime në ‘Facebook’:
Fatjona Medini (BIRN): Nuk e di nëse ka prova ose jo për Tahirin por di një gjë me bindje të plotë:
Kryeministri i vendit tim po ju drejtohet tani gazetarëve me një gjuhe harbute, intimiduese, të padëgjuar më parë nga ndonjë lider Europian, krejtësisht i dal nga kontrolli. #Stopdhunesverbale
Blerina Gjoka (Mapo): Gazetarët dhe gazetaria shqiptare kanë shumë, po shumë probleme...por problemi më i madh është kur kryeministri merr guximin dhe ju sulet me fyerje siç bëri sot. Kjo është në natyrën e tij se mbaj mend ditën e parë të punës si kryetar i PS-së e nisi duke na sharë ne gazetarët; por ku janë gazetarët dhe mediat që nuk mbrojnë dinjitetin e tyre; të paktën ta bojkotojnë nja një javë Ramën që ta shohë veten vetëm tek ERTV.
Aida Tuci (Top Channel): Nëse Kryeministri përgjigjet si ja do zemra pse gazetarët se paskan të drejtën ta pyesin si ua do zemra?!
Leonard Bakillari (Gazeta Mapo): Gazetarët mund të bejnë edhe më shumë se kaq. Problemi është te pronarët e mediave, që nuk jetojnë dot një ditë pa lepirë Ramën.
Edi Oga (Club Tv): ...gazetarë të bezdisshëm si miza në bythë të kalit...!
Gjergj Erebara (BIRN): Takova një politikane, m'u ankua se populli po i bën padrejtësi të mëdha, po e shan, po e fyen, po e poshtëron. E di, i thashe, ke shumë të drejtë, duhet ta fusim popullin në burg se kështu e meriton përderi sa të ka ty për politikane.
Valmora Gogo (Shuplaka):Seç kam një gjysmë mendimi se i gjithë sulmi ndaj gazetarëve është bërë thjesht për tërheqjen e vëmendjes nga gjithë ky skandal i Tahirit, për të cilin drejtësia ende nuk ka dhënë vendim final. Qofsha e gabuar!
Indrit Maraku (Abc News): Ështe e turpshme që një kryeministër të dalë qëllimisht, siç e pranoi edhe vetë, për të ofenduar dhe denigruar gazetarët. Ne sa kishim në dorë e bëmë, hoqëm mikrofonat. Tani të reagojnë drejtorët, pronarët dhe shoqatat e gazetarëve.
Esiona Konomi (Report Tv): E turpëruar që kryeministri më detyroi mua dhe kolegët e mi t’i heqim mikrofonin dhe t’i lëmë fjalën në mes!
Klodian Tomorri (Top Channel): Nuk ka pyetje idiote. Ka vetëm përgjigje idiote.
Vladimir Karaj (BIRN): Nuk ka pyetje idiote... ka përgjigje idiote... Kjo mësohet sa di unë në çdo shkollë gazetarie..
Mimoza Koçiu (Abc News): Jam këtu për t'u marrë me juve që të lexoni....! Kryeministri Rama, në mandatin e dytë si deputet, po jep leksione juridike e procedurash parlamentare gazetarëve jashtë kuvendit, duke i sulmuar e fyer se po abuzokan meqë përcjellin çfarë po ndodh me rastin Tahiri! P.S. Rëndë kur qenka media fajtorja "e palexuar", "e paditur" sipas kryeministrit. Hallet kryeministrore nuk i zgjidh dot media! Ajo po përcjell në kohë reale edhe këtë performancë jashtë norme e llogjike të kryeministrit. Me zë dhe figurë zoti kryeministër!
Andi Bejtja: Kryeministri po e mbron me thonjtë e lyer me baltë profesionin e tij, poltikën: gazetarë mbroni profesionin tuaj gazetarinë: hiqjani mikrofonin Edi Ramës.
Erion Kristo (Scan Tv): Kryeministër! Kërkoni falje për fyerjen ndaj gazetarëve! Ky ishte një gabim!