Flash News

KRYESORE

Sulmohet brenda redaksisë së lajmeve gazetarja, autori e ther me thikë

Sulmohet brenda redaksisë së lajmeve gazetarja, autori e ther me

Gazetarja ruse, e quajtur Tatyana Feldenhauer është plagosur nga një person i cili i ka vënë thikën në fyt, raporton “Independent”.

Ngjarja ka ndodhur në zyrat e radio-stacionit “Echo of Moscoë” pak pas mesnatës. Feldenhauer është zëvendës/kryeredaktore e një prej mediave më liberale në vend.

Autori i sulmit, një burrë i cili kishte hyrë brenda zyrave u kap nga kolegët e gazetares dhe më vonë u arrestua. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Ria Novosti”, nuk dihet akom arsyeja se përse autori e ka kryer një veprim të tillë.

Mësohet se gazetarja ndodhet në spital, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Lexo artikullin e plotë këtu

Të fundit