Flash News

KRYESORE

Sulmohet me acid në fytyrë 39-vjeçarja shqiptare, punonte si prostitutë në Itali

Sulmohet me acid në fytyrë 39-vjeçarja shqiptare, punonte si

Një grua shqiptare është sulmuar me acid nga dy persona në Itali.

Mediat italiane sqarojnë se është sulmuar me acid dhe gjoks një grua 39-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila punonte si prostitutë zonën periferike të Trezzanos në Milano.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes, teksa shqiptarja po i drejtohej makinës së saj, kur u sulmua me acid nga dy persona me motor.

Për pasojë, shqiptarja është dëmtuar në pjesën e fytyrës, qafës, kraharorit. Fatmirësisht sytë e saj nuk kanë rënë në kontakt me acidin, ndërsa nuk dihet ende nëse plagët do të shkaktojnë dëme të përhershme.

Hetimet tashmë kanë nisur dhe autoritetet shprehen se sulmi ka qenë i planifikuar dhe mund të ketë të bëjë me botën e trafikut të prostitucionit, posaçërisht me kontrollin e territorit.

Të fundit