Flash News

KRYESORE

Sulmohet me kallashnikov patrulla në Tiranë, policia fshehu ngjarjen

Sulmohet me kallashnikov patrulla në Tiranë, policia fshehu ngjarjen

Patrulla e policisë së Komisariatit Nr.6 në Tiranë është sulmuar me breshëri arme kallashnikov dhe pistoletë. Ngjarja e rëndë është shënuar në kryeqytet pak ditë më parë, por nuk është raportuar nga Policia për mediat. Një burim i tha “Panoramës” se personat që kanë qëlluar mbi policinë, kanë qenë duke grabitur një makinë dhe kur kanë parë patrullën që u është afruar, kanë shkrepur armët. Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar. Paraprakisht thuhet se kanë qenë 3 persona që kanë shtënë mbi uniformat bli. Por ata duke përfituar edhe nga errësira, kanë mundur të largohen duke i shpëtuar kështu prangave.

Të fundit